Francë, 1 i vdekur dhe 30 të plagosur në zjarr të madh në një bllok apartamentesh (VIDEO)

20 Nëntor 2026 | 10:23

Të paktën një person ka vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur pasi një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë në Fontenay – sous – Bois, në lagjen Val-de-Mars, në lindje të Parisit.

Lajmi për vdekjen u konfirmua nga kryetari i bashkisë së qytetit, i cili tha se midis të plagosurve ishin 15 zjarrfikës që morën pjesë në operacionin për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar banorët.

Sipas mediave franceze, flakët u përhapën shpejt në dy apartamente, duke arritur deri në katin e 12-të.

Menjëherë u mobilizuan forca të forta zjarrfikëse dhe ambulanca, ndërsa të plagosurit u transportuan në spitalet më të afërta për ndihmë mjekësore.

Në veçanti, më shumë se 130 zjarrfikës me 32 automjete u mobilizuan për t’u përballur me zjarrin, ndërsa operacioni i shuarjes rezultoi veçanërisht i vështirë për shkak të shtrirjes së zjarrit dhe tymit të dendur, duke shkaktuar mobilizim të madh të Autoriteteve.

Shkaqet e zjarrit nuk janë sqaruar ende, ndërsa autoritetet franceze po zhvillojnë një hetim për rrethanat në të cilat ndodhi incidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kërcënimet me bomba në Itali, ministri i Brendshëm: Synimi ishte destabilizimi i institucioneve

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka deklaruar se kërcënimet me bomba të drejtuara ndaj mijëra shkollave në të gjithë vendin kishin si qëllim...
09:38 | 20/11/2026

Sërish valë demonstratash në të gjithë Evropën kundër kostos së jetesës, të rinjtë në krye të lëvizjes

Protestues në disa vende të Evropës pritet të dalin këtë të premte në rrugë, në kuadër të një vale demonstratash të koordinuara kundër rritjes së...
09:22 | 20/11/2026

Alarm për sulm ajror në Poloni, aktivizohen sirenat pas dyshimeve për shkelje të hapësirës ajrore

Një alarm për rrezik sulmi ajror është dhënë mëngjesin e kësaj të premte në Poloni, pasi autoritetet raportuan dyshime për shkelje të hapësirës ajrore të...
07:45 | 20/11/2026