Dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO, Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën
Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare, Elisabeta Mataj. Për rrjedhojë, çështja do të kalojë për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Vendimi i gjykatës së Durrësit i hap rrugë transferimit të dosjes drejt institucionit të posaçëm, i cili do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga Mataj.
Çështja lidhet me procedurat gjyqësore ndaj ish-drejtueses së Postës Shqiptare, ndërsa tashmë pritet që GJKKO të marrë në shqyrtim kërkesën dhe të vendosë për vijimin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



