E premte, 20 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Gjykata vendos për Chris Brown, këngëtari do të paguaj 12 mijë dollarë në muaj për vajzën 4-vjeçare dhe 80 mijë dollarë “borxhe” ish-it

Këngëtari amerikan Chris Brown është detyruar nga gjykata t’i paguajë ish-partneres së tij, Diamond Brown, 12 mijë dollarë në muaj si detyrim ushqimor për vajzën e tyre 4-vjeçare, Lovely. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga revista PEOPLE, ai duhet të vazhdojë të mbulojë edhe shpenzimet e tjera të parashikuara në marrëveshjen mes palëve.

Përveç pagesës mujore, Brown duhet të shlyejë edhe detyrimet e prapambetura që prej muajit korrik, si dhe të paguajë 25 mijë dollarë brenda një jave. Gjithashtu, këngëtari ka pranuar t’i japë ish-partneres 55 mijë dollarë për shpenzimet ligjore. Marrëveshja është e përkohshme, në pritje të negociatave për një zgjidhje përfundimtare.

Vendimi vjen në një periudhë kur këngëtari është përballur me disa çështje të tjera gjyqësore. Në tetor, ai u dënua me tetë muaj burg për përfshirjen në një përleshje në një klub nate në Londër, në vitin 2023, por dënimi u pezullua për 12 muaj, duke shmangur burgimin e menjëhershëm.

Një tjetër çështje i kushtoi Brown-it gati 13 milionë dollarë dëmshpërblim për ish-punonjësen e tij Maria Avila, e cila u sulmua nga qeni i këngëtarit në banesën e tij në Kaliforni, në vitin 2020. Sulmi i shkaktoi asaj plagë të rënda dhe dëmtime të përhershme fizike.

Pas një gjyqi dyjavor, juria vendosi që Brown dhe kompania e tij të paguanin 12.9 milionë dollarë për Avila-n, ndërsa dëmshpërblime iu akorduan edhe motrës dhe bashkëshortit të saj. Ndërkohë, këngëtari është baba i katër fëmijëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.