Lajmin e ka bërë të ditur ministrja, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se bëhet fjalë për katër veranda dhe dy shtëpi të ndërtuara pa leje.

Pacolli ka publikuar edhe një video nga aksioni i inspektoratit, ku shihet rrënimi i një shtëpie buzë Liqenit të Ujmanit.

Ajo ka thënë se ky aksion vjen pas rrënimit të ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit, ndërsa paralajmëroi se aksionet do të vazhdojnë edhe në liqenet e Batllavës dhe Badovcit.

“Pas rrënimit të të gjitha ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit, po i kthehemi Ujmanit. Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e gjashtë objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre katër veranda dhe dy shtëpi”, ka shkruar Pacolli.

Ministrja ka theksuar se institucionet nuk do të tolerojnë ndërtime të paligjshme në zonat përreth liqeneve dhe burimeve ujore.

Sipas saj, pas Ujmanit, aksionet për rrënimin e objekteve pa leje do të vazhdojnë edhe në Batllavë dhe Badovc.