Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të shumta në infrastrukturën rrugore në Njësinë Administrative Gjegjan, në Pukë.
Sipas informacioneve dhe pamjeve të mbërritura në redaksinë e SYRI-t, rrugët e fshatrave janë amortizuar rëndë nga rënia e gurëve dhe rrëshqitjet e dherave, ndërsa disa zona kanë mbetur tërësisht të bllokuara.
Situata më problematike paraqitet në fshatin Kalivarë, ku si pasojë e reshjeve janë dëmtuar tombinot dhe banorët kanë mbetur të bllokuar. Edhe fshati Kuzhnen ka mbetur pa rrugë të aksesueshme, ndërsa në Gojan të Madh janë bllokuar dy rrugë lagjesh, Meshurdhi dhe Shtjarthi.
Problematika të ngjashme raportohen edhe në fshatra të tjerë të Njësisë Administrative Qelëz, si dhe në disa lagje të qytetit të Pukës. Pamjet e mbërritura në redaksinë e SYRI-t tregojnë gjendjen e rënduar të rrugëve, ndërsa banorët përballen me vështirësi serioze në lëvizje dhe rrezik izolimi për shkak të mungesës së aksesit rrugor.
© SYRI.net
Vlorë/ Prokuroria konfiskon 16 mln euro pasuri tek ‘Uji i Ftohtë’, u përfituan me falsifikime nga një person i dënuar
Vodhi pensionet…/ Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit kërkon tjetër masë sigurie, gjykata vendos moskompetencë
Prej 20 vitesh pa rikonstruksion, rruga Lushnjë-Ballagat-Peqin kthehet në ferr për drejtuesit e mjeteve