Segmenti rrugor që lidh qytetin e Lushnjës me njësinë administrative Ballagat dhe më tej me qytetin e Peqinit, prej dy dekadash nuk njeh rikonstruksion.
Me një gjatësi prej 15 kilometrash në të gjithë gjatësinë e vet asfalti është çarë dhe dëmtuar duke u bërë i pakalueshëm për automjetet për shkak të amortizimit total.
Gropat e krijuara dhe shkatërrimi i asfaltit janë të pranishme në të gjithë gjurmën e rrugës. Asnjë element sinjalistikës në këtë rrugë nuk ekziston përveç dy tre tabelave orientuese. Mungojnë bordurat e urave të shumta që ka ky aks rrugor për shkak të terrenit kodrinor. Në disa vende rrëshqitjet e trasesë së rrugës janë mjaft të vështira për t'u kaluar sidomos nga mjetet e ulëta. Gërryerja e asfaltit në të dyja anët e këtij segmenti rrugor ka ngushtuar gjerësinë e rrugës. Problematika e këtij aksi sipas drejtuesve të mjeteve që detyrohen të kalojnë në këtë segment rrugor, jo vetëm po dëmton automjetet por ka edhe mjaft pika të rrezikshme ku nuk kanë munguar edhe aksidentet.
Bashkia e Lushnjes e ka të pamundur të financojë për rikonstruksionin total të saj dhe është mjaftuar viti pas viti vetëm me arnime që këtë vit mungojnë totalisht edhe pse po hyjmë në sezonin dimëror.
Bashkia e Lushnjes ka çuar projekte në ministrinë përkatëse të infrastrukturës, por akoma nuk ka dritë jeshile për këtë aks rrugor që lidh qytetin e Lushnjes me Peqinin dhe njësinë administrative Ballagat.
© SYRI.net
Vlorë/ Prokuroria konfiskon 16 mln euro pasuri tek ‘Uji i Ftohtë’, u përfituan me falsifikime nga një person i dënuar
Reshjet e shiut bllokojnë fshatrat në Pukë/ Kalivarja dhe Kuzhneni pa rrugë, izolohen edhe disa lagje
Vodhi pensionet…/ Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit kërkon tjetër masë sigurie, gjykata vendos moskompetencë