Dy shtetase kineze kanë përfunduar në prangat e policisë, të dyshuara për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni në një ambient të marrë me qira në qytetin e Fierit. Arrestimet u kryen në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “ESKOR-GIRIS-5”.