Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Deri tani nuk dihen arsyet e paraqitjes së Gjikurisë në Prokurorinë e Posaçme dhe as nëse ai është thirrur për të dëshmuar në kuadër të ndonjë hetimi.
