Besmir Beja është larguar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave pas afro 10 muajsh në këtë post. Në vend të tij është propozuar Fation Shehu, emërimi i të cilit pritet të zyrtarizohet ditën e premte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Shehu ka mbajtur për katër vite detyrën e drejtorit të Antikontrabandës.

Vitin e kaluar ai u vlerësua me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore), për arritjet në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Fation Shehu ka gjithashtu përvojë disa-vjeçare dhe trajnime pranë organizatave ndërkombëtare, ndërsa tashmë pritet të marrë drejtimin e një prej institucioneve kryesore të administratës publike.