Ibrahimoviq: Kontakte me FFK, por ende pa vendim për të ardhmen

Futbollisti Arijon Ibrahimoviq ka konfirmuar se ka pasur komunikime me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), por thekson se nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për përfaqësimin e një ekipi kombëtar në nivelin e të rriturve.

Ai ka shtuar se për momentin është i përqendruar te skuadra U21 e Gjermanisë, ndërsa për sa i përket ekipit të parë gjerman, ka bërë të ditur se nuk ka pasur ende ndonjë kontakt nga trajneri i ri Juergen Klopp.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë, Ibrahimoviq ka thënë: “Po, kam pasur kontakte me federatën e Kosovës dhe mund të them se zhvillimin pozitiv të federatës dhe të futbollit kosovar e përcjell me shumë respekt. Megjithatë, fokusi im aktualisht është te ekipi U21 i Gjermanisë, për të cilin luaj me shumë kënaqësi.”

20-vjeçari ka luajtur për të gjitha nivelet e të rinjve të Gjermanisë dhe me ekipin U21 ka regjistruar 5 ndeshje dhe 1 gol deri tani.

Ai aktualisht është i huazuar te Augsburg nga Bayern Munchen, ku ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.


Shtuar më 20.11.2026 11:19

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobet