Prokuroria ka thirrur më datë 25 nëntor Erion Vishkullin. I riu mbeti i plagosur gjatë protestës së studentëve.
Vishkulli u godit me plumb gome në sy dhe si pasojë i shkaktoi probleme me shikimin. Për këtë Erjon Vishkulli i transportua në Itali për trajtim mjekësor ku iu nënshtrua dy operacioneve, ndërsa pritet dhe një ndërhyrje tjetër.
Ndërkohë prokurori i çështjes, Ndini Tavani, ka kërkuar nga policia listën e oficerëve që ishin në detyrë atë ditë dhe cilët prej tyre përdornin armët me plumba gome.