Ish-kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës, Petro Gjikuria, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Gjikuria është parë të futet në ambjentet e SPAK pak çaste më parë, ndërsa deri tani nuk ka informacione në lidhje me arsyen apo çështjen e paraqitjes së tij.
Petro Gjikuria ka qenë kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit 2024.
Ai ishte përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, i cili fitoi garën.













