Vjedhja e 700 mijë eurove, Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për çështjen e ish-drejtoreshës së Postës Elisabeta Mataj! I kalon GJKKO

Këtë të premte,  Gjykata e Durrësit, ka shpallur moskompetencën lëndore për çështjen e Elisabeta Matajt, ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, e akuzuar si e përfshirë në skandalin e vjedhjes së 700 mijë eurove nga fondet.

Me vendim të gjykatës, aktet në ngarkim të Matajt do t’i përcillen Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila është kompetente për shqyrtimin e mëtejshëm të çështjes së saj.

Të lidhura

None found

Më herët, Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën dhe e depozitoi dosjen në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pasi janë gjetur elementë funksionimi si grup i strukturuar kriminal. Ka dyshime se në skandal është përfshirë edhe deputetja e PS-së, Etleva Budini, e cila ka mbajtur postin e drejtoreshës së postës deri në vitin 2025.

Moskompetenca nga ana e Prokurorisë së Durrësit është ngritur për shkak të subjektit dhe veprës penale, sipas nenit 75/a, germat b dhe c të Kodit të Procedurës Penale.

Pra referimi i është bërë SPAK-ut me argumentet se duhet të vlerësonte nëse jemi përpara grupit të strukturuar kriminal dhe nëse zyrtarët e lartë të dyshuar janë të përfshirë apo jo.

Dosja deri më tani është hetuar nga prokurori Gazmend Frëngu i Prokurorisë së Durrësit.

Skandali i vjedhjes në Postën e Durrësit shpërtheu në muajin korrik, kur u arrestua drejtoresha e atëhershme në detyrë, Elisabeta Mataj e akuzuar se se në bashkëpunim me vartësit përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak.

Vetëm dy muaj më pas ajo u la në arrest shtëpie, ku ndodhet edhe aktualisht. Në arrest shtëpie janë edhe ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana.


Shtuar më 20.11.2026 11:36

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş