U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar në Prokurori
20 Nëntor 2026 |
11:38
Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dëshmuar Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor.
Mësohet se të riut i është dërguar një fletëthirrje, përmes së cilës i kërkohet të paraqitet para grupit hetimor më 25 nëntor, në orën 11:00, për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.
Vishkulli, i cili pas plagosjes iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në Itali, është kthyer në Shqipëri pak ditë më parë.
Ndërkohë, më 28 tetor, Këshilli i Ministrave miratoi një akt normativ për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit të tij mjekësor, në vlerën prej 5 milionë lekësh.
Lajme të Sugjeruara
Shqipëria me sisteme antiraketore dhe anije, zv.ministrja e Mbrojtjes: Mund të godasim dronët dhe raketat
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, tha në një intervistë për Euronews Albania se Shqipëria është në negociata për një sistem antiraketor me rreze të mesme...
Shqipëria pjesë e nismës së Trump për energjinë, ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përshëndetur përfshirjen e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, e cila synon forcimin e...
Emërohet drejtori i ri i doganave, Fation Shehu
Besmir Beja është larguar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i doganave pas afro 10 muajsh. Kreun e institucionit e merr Fation Shehu, pas propozimit...
- 11:37 Zëvendësministrja e Mbrojtjes shpjegon hapat për blerjen e sistemit raketor HIMARS në SHBA, ja kur vihet në funksion
- 11:30 Shqipëria me sisteme antiraketore dhe anije, zv.ministrja e Mbrojtjes: Mund të godasim dronët dhe raketat
- 11:00 Nëndetësja bërthamore britanike thyen rekordin, 217 ditë nën ujë, ekspertët ngrenë alarmin
- 10:54 Kuvendi i Kosovës shpall masa emergjente për energjinë, do të jenë në fuqi për 60 ditë
- 10:23 Francë, 1 i vdekur dhe 30 të plagosur në zjarr të madh në një bllok apartamentesh (VIDEO)
- 10:18 Shqipëria pjesë e nismës së Trump për energjinë, ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm