Tjetërsimi i vendbanimit/ Gjikuria në SPAK për kallëzimin ndaj Tavos: Sollëm prova të reja...

11:29, 20/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Petro Gjikuria, ish kandidat për kryetar bashkie është paraqitur në SPAK mbi kallëzimin që ka bërë ndaj Vangjel Tavos lidhur me tjetërsimin e vendbanimit nga Dropulli në Himarë në prag të zgjedhjeve ku kandidonte për kryebashkiak.

Gjikuria tha se erdha me iniciativë pasi prej 1 viti kam bërë kallëzim dhe ende asnjë përgjigje nga SPAK ndërsa po afrohen zgjedhjet e tjera. Sot më kërkuan disa dokumente të tjera.

Kur doli nga zyrat e SPAK ai tha se ‘qytetarët dhe institucionet nuk e kane kuptuar se çfarë force kanë në duart e tyre’.

Gjikuria: Koha na dha të drejtë për atë që denoncuam. Tani gjetëm fakte të reja dhe erdhëm për ti denoncuar në SPAK, prap për zgjedhjet e 4 Gushtit. Se siç e dini zgjedhjet ne 2023 ju vodhën Himarës në 2024 u vodhën prapë. Tani vijnë zgjedhjet për 6-7 muaj dhe duam që të mos na vidhen përsëri zgjedhjet.

Gazetari: A do të jeni kandidat?

Akoma nuk është vendosur. Po mundohemi të gjejmë më të mirin e mundshëm, janë disa faza. Do të zgjedhim më të mirin që do të jetë fitues i bashkisë së Himarës.

Avokati i Gjikurisë: Para se të depozitonim provat në fakt që janë ulëritëse për mënyrën se si trajtohet shteti dhe institucionet e Edi Ramës dhe Vangjel Tavos kemi ardhur ti kujtojme SPAK-ut që çfarë ka bërë SPAK me kallëzimin që Vangjel Tavo i beri Ramës për vjedhjen e votave në Gjirokastër. Kemi ardhur ti kërkojmë SPAK se çfarë ka bërë me kallëzimin që Petro Gjikuria ka bërë dhe me te gjitha petalet rilindëse që votuan dhe shtrembnëruan mandatin e bashkisë së Himarës me 4 gusht 2024. Siurisht që kemi sjellë edhe një fakt tjetër ulëritës që për shkak të papërgjegjshmërisë institucionale të Vangjel Tavos dhe të gjithë tavove që vjedhin ditë për ditë himraiotët dhe shqiptarët, i tillë është fakti që Tavo ka marrë rrogën deri me 1 tetor si prefekt i Vlorës ndërkohë që ka qenë kretar i bashkisë. Ja kemi sjellë SPAK-ut ta hetojë që Himra të mos vidhet për herë të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco