Elisa Spiropali ka zgjedhur të thyejë heshtjen sa i përket zhvillimeve të fundit në PS, ku në asamblenë e fundit të kësaj force politike, kryeministri Edi Rama kërkoi vetë përjashtimin e saj nga strukturat rozë. Një një prononcim ekskluziv për emisionin “Top Story”, Spiropali tha se vijon t’i besojë vizionit të Ramës për Shqipërinë, të cilin e cilësoi si babanë dhe mentorin e saj politik, por theksoi se pushteti është personalizuar tej mase dhe vendimmarrja nuk duhet të përqendrohet te një individ i vetëm.