25-vjeçari Albi Muça është arrestuar nga policia e Tiranës, gjatë një operacioni të kryer nga autoritetet.
Nga hetimet ka rezultuar se 25-vjeçari nëpërmjet mashtrimit në platforma online i ishte prezantuar një 54-vjeçari si funksionar publik, për t’i marrë më pas 1 mln euro.
Në kuadër të operacionit u ndërhy për arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë.
Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në raste të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë;
Finalizohet operacioni i koduar “Request”.
Do t’i merrte 1 milion euro, një 54-vjeçari, pasi i ishte prezantuar në platforma online, si funksionar publik, arrestohet duke marrë paratë, 25-vjeçari Albi Muça.
Si rezultat i veprimeve hetimore me metoda speciale, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, menjëherë pas denoncimit të një 54-vjeçari, se dyshonte se e kishin mashtruar në platforma komunikimi online nëpërmjet përdorimit të identitetit të një funksionari publik, për të dhënë 1 milion euro, u finalizua operacioni i koduar “Request”.
Në kuadër të operacionit u ndërhy për arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë.