Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 07:20 në aksin Orikum-Llogara, në Fushë Dukat të Vlorës, ku janë përplasur dy automjete, një “Ford” dhe një “Renault”.
Si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i “Ford”-it, 62 vjeç. Ndërsa drejtuesi i “Renault”-it, një shtetas egjiptian 36 vjeç, dhe një pasagjer 40 vjeç kanë mbetur të dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Orikum-Llogara”, në Fushë Dukat, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 62 vjeç, dyshohet se është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin M. H., 36 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi Xh. Xh.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit “Renault”, shtetasi egjiptian M. H., dhe pasagjeri, shtetasi M. N., rreth 40 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
3 pasagjerët e automjetit tip “Renault” janë shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.