Mashtroi 54-vjeçarin duke u hequr si zyrtar publik, i riu arrestohet duke marrë 1 milion euro

20 Nëntor 2026 | 11:49

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, duke u prezantuar në platformat e komunikimit online si funksionar publik.

Policia bën me dije se arrestimi i të riut, me inicialet Albi Muça, u realizua në flagrancë, në momentin kur po merrte shumën e parave nga 54-vjeçari.

Ngjarja u zbulua pas denoncimit të këtij të fundit, i cili kishte dyshime se po mashtrohej përmes përdorimit të identitetit të një zyrtari publik në platformat online.

Në kuadër të hetimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, organizuan operacionin e koduar “Request”, i cili çoi në arrestimin e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast, si dhe në raste të tjera të ngjashme me të njëjtën skemë mashtrimi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria me sisteme antiraketore dhe anije, zv.ministrja e Mbrojtjes: Mund të godasim dronët dhe raketat

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, tha në një intervistë për Euronews Albania se Shqipëria është në negociata për një sistem antiraketor me rreze të mesme...
11:42 | 20/11/2026

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar në Prokurori

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dëshmuar Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor. Mësohet...
11:38 | 20/11/2026

Shqipëria pjesë e nismës së Trump për energjinë, ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përshëndetur përfshirjen e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, e cila synon forcimin e...
10:18 | 20/11/2026