Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, kryeson renditjen e 100 portierëve me vlerën më të lartë të parashikuar në tregun e transferimeve, sipas studimit më të fundit të Observatorit të Futbollit CIES.
Sipas modelit statistikor të këtij institucioni, portieri 25-vjeçar i përfaqësueses së Spanjës ka një vlerë të përllogaritur prej 80.6 milionë eurosh. Kontrata e tij me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2031, ndërsa ai është zgjedhja e parë e katalanasve në portë.
Në vendin e dytë renditet italiani Gianluigi Donnarumma, me një vlerë prej 79.9 milionë eurosh, ndërsa podiumi plotësohet nga belgu Senne Lammers, i vlerësuar me 64.2 milionë euro.
Një nga emrat që spikat në këtë klasifikim është edhe japonezi Zion Suzuki i Aston Villas. Portieri 24-vjeçar renditet i katërti, me një vlerë prej 59.5 milionë eurosh, duke konfirmuar rritjen e vlerës së tij në treg.
Pas tij vjen Matvey Safonov i Paris Saint-Germain, me 50.8 milionë euro, ndërsa Jonas Urbig i Bayern Munich vlerësohet me 50 milionë euro.
Portieri i Milanit, Maignan, është vetëm i 19-ti në këtë klasifikim.
Jashtë pesë kampionateve kryesore europiane, portieri më i vlerësuar është Diogo Costa i Portos. Pas tij renditen Matěj Kovář i PSV Eindhoven dhe Mads Hermansen i West Hamit.
Studimi evidenton gjithashtu talentet e rinj që po ngjiten në këtë listë. Më i riu në 100-shen e parë është Lucca Brughmans, 18.4 vjeç, i cili është në pronësi të Liverpoolit dhe aktivizohet te Genku. Dy portierët e tjerë nën 21 vjeç në renditje janë Christian Zawieschitzky i RB Salzburgut, 19.5 vjeç, dhe Otávio i Cruzeiros, 20.9 vjeç.

© SYRI.net
Ernest Muçi drejt Serie A, Roma interesohet për shqiptarin. Në prapaskenë del Mohamed Salah
Disiplina gjobit Vllazninë dhe Skënderbeun, masë edhe ndaj Flamurtarit
I vjetër? Aspak! Udhëtimi i pafund i Modric-it, 35 shtete dhe 226 kundërshtarë në 20 vite. Tani synon një tjetër rekordBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: