E premte, 20 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Lifestyle

A po e ndalin kohën yjet e ekranit? Mjekja estetike: Kush janë gratë e politikës që kanë bërë ndërhyrje

Plakja e lëkurës është një proces natyral, por zhvillimi i mjekësisë estetike ka bërë që gjithnjë e më shumë njerëz të kërkojnë mënyra për të ruajtur freskinë dhe elasticitetin e fytyrës. Kjo temë u diskutua në emisionin “Mes’dritë”, ku e ftuar ishte mjekja estetike Denisa Zhegu, e cila foli për kujdesin ndaj lëkurës, trajtimet estetike dhe transformimet e personazheve të njohur.

Gjatë bisedës, Zhegu theksoi se kujdesi estetik nuk është më vetëm një zgjedhje e grave, pasi edhe burrat po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi pamjes së tyre. Sipas saj, sekreti është të ruhet freskia dhe natyraliteti, pa kaluar në ekzagjerime. Ajo nënvizoi se fillimisht duhet trajtuar tekstura dhe problematikat e lëkurës, përpara se të kalohet te ndërhyrjet si mbushja e buzëve apo zbutja e rrudhave.

E para që u diskutua ishte deputetja Zegjine Çaushi, ndryshimi i pamjes së së cilës ka tërhequr vëmendje dhe ka nxitur komente të shumta. Gjatë analizës së fotografive, Zhegu ngriti dyshimin për një ndërhyrje të lehtë në buzë, duke u shprehur: “Pak buzët më duket”. Megjithatë, ajo nuk konfirmoi se deputetja ka kryer ndërhyrje estetike.

Një tjetër emër ishte deputetja Sara Mila, për të cilën mjekja u shpreh se është shumë e bukur, ndërsa vuri në dukje se mund të ketë pasur një ndërhyrje të lehtë në buzë. “Duket që është më e mbushur dhe është ajo formë që jep acidi hialuronik”, komentoi Zhegu, duke theksuar se nuk mund të flasë me siguri pa pasur një krahasim të drejtpërdrejtë të pamjes së saj ndër vite.

Reklamë

Në analizë u përfshi edhe Floriana Garo. Për të, Zhegu u shpreh se e ka parë edhe nga afër dhe e konsideron shumë të bukur. Ajo theksoi rëndësinë e investimit në mirëmbajtjen e lëkurës për të ruajtur freskinë dhe bukurinë ndër vite, pa e humbur natyralitetin.

Zhegu theksoi gjithashtu se trajtimet estetike duhet të synojnë përmirësimin dhe jo ndryshimin e identitetit të një personi. “Ne mund të minimizojmë, mund të trajtojmë, por nuk jemi në atë fazë që të zhdukim çdo gjë”, u shpreh ajo, duke paralajmëruar se ndërhyrjet e tepërta mund të çojnë në humbjen e tipareve individuale dhe në një cikël të vazhdueshëm pakënaqësie me pamjen.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.