Një incident është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një pjesë e fasadës së një pallati është shkëputur dhe ka rënë në trotuar, në një moment kur aty po kalonin këmbësorë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur pllaka shkëputet nga ndërtesa dhe bie në tokë, duke rrezikuar seriozisht kalimtarët që ndodheshin pranë pallatit.