Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tirana mikpret Konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes

    Ndërton dronë për ushtrinë e policinë, 15 shpikjet e shkencëtarit shqiptar në Britani

    Balla nis “Praninë Besnike” edhe në diasporë: Do të jemi pranë shqiptarëve kudo ku ndodhen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tirana mikpret Konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes
    Aktualitet

    Tirana mikpret Konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes

    November 20, 2026

    Ministri Nufi: Shqipëria, plotësisht e angazhuar për kontribut aktiv në përpjekjet e përbashkëta për stabilitet rajonal e më gjerë”

    Tiranë, 20 Nëntor 2026 – Shqipëria mikpriti Konferencën e 14-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të Nismës Rajonale për Bashkëpunimin në Mbrojtje (DECI – Defence Cooperation Initiative), e organizuar nën kujdesin e veçantë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

    Të pranishëm në këtë konferencë ishin Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, z. Bajram Begaj; Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji; Zëvendësshefi i Shtabit të Mbrojtjes së Italisë, Gjenerallejtënant Luigi Del Bene; shefat e shtabit të përgjithshëm të vendeve pjesëmarrëse në këtë nisëm si Austria, Hungaria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia; komandantë nga misione dhe institucione ndërkombëtare etj.

    Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak dhe koordinimit rajonal përballë sfidave të reja të sigurisë ndërkombëtare. Duke iu referuar zhvillimeve të sigurisë në Evropë, luftës në Ukrainë, kërcënimeve hibride dhe cenueshmërisë kibernetike, Ministri Nufi u shpreh se përballimi i këtyre sfidave kërkon angazhim të përbashkët.

    “Siguria nuk mund të trajtohet më vetëm përmes përpjekjeve kombëtare. Qëndrueshmëria jonë kolektive varet nga aftësia për të bashkëpunuar, koordinuar dhe vepruar së bashku. Kjo është pikërisht vlera strategjike e Nismës për Bashkëpunimin në Mbrojtje”, theksoi ministri Nufi.

    Z. Nufi nënvizoi se bashkëpunimi mes vendeve anëtare duhet të shkojë përtej dialogut dhe të përkthehet në rezultate konkrete.

    “Sot, ambicia jonë duhet të jetë ta çojmë këtë bashkëpunim edhe më tej. Besoj fuqimisht se duhet të shkojmë përtej dialogut dhe ta shndërrojmë mirëkuptimin tonë të përbashkët në rezultate konkrete operacionale: ndërveprueshmëri më të fortë, planifikim të koordinuar, stërvitje të përbashkëta, edukim ushtarak më efektiv dhe forca të afta për të vepruar së bashku në mjedise komplekse dhe sfiduese”, theksoi Ministri Nufi.

    Duke u ndalur gjithashtu tek kontributi i Shqipërisë në misionet e drejtuara nga NATO dhe në misionet shumëkombëshe – përfshirë KFOR-in në Kosovë, Ministri Nufi cilësoi se ky fakt është “pasqyrim i bindjes sonë se stabiliteti në rajonin tonë është i pandashëm nga siguria e hapësirës më të gjerë euroatlantike.”

    “Në këtë kuadër, Ballkani Perëndimor nuk ndodhet në periferi të sigurisë evropiane. Ai është pjesë përbërëse e saj! Për këtë arsye, ruajtja e stabilitetit, forcimi i besimit rajonal dhe avancimi i integrimit euroatlantik duhet të mbeten përparësi strategjike të përbashkëta” – shtoi ai ndër të tjera.

    Nufi u shpreh se DECI duhet të vijojë të plotësojë dhe të përforcojë përpjekjet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, duke krijuar mundësi shtesë për bashkëpunim, pa dubluar strukturat ekzistuese. “Në këtë kuadër, Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të kontribuar në mënyrë aktive në këtë përpjekje të përbashkët, duke thelluar ndërlidhjen operacionale dhe duke garantuar që Forcat tona të Armatosura të jenë më të përgatitura për sfidat e së nesërmes” – tha Ministri i Mbrojtjes.

    E krijuar me nismën e Italisë, DECI është një iniciativë rajonale e krijuar në 2013-të me vende anëtare fillimisht, Shqipërinë, Italinë, Austrinë, Kroacinë, Slloveninë dhe Hungarinë. Më vonë kësaj iniciative i janë bashkuar edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Së fundi edhe Rumania do të jete anëtarja me e re e DECI-t.

    Qëllimi i kësaj nisme është promovimi në nivel rajonal dhe midis vendeve evropiane që ndajnë të njëjtat interesa në fushën e mbrojtjes, linja të përbashkëta veprimi dhe projekte bashkëpunimi që synojnë rritjen e stabilitetit në rajon dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare përmes pjesëmarrjes së përbashkët në operacionet ndërkombëtare, në projekte zhvillimore në fushën tekniko-ushtarake ose aktivitete trajnimi dhe edukimi.

    Konferencën mikpret shefave shtabit tirana
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tirana mikpret Konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes

    November 20, 2026

    Ndërton dronë për ushtrinë e policinë, 15 shpikjet e shkencëtarit shqiptar në Britani

    November 20, 2026

    Balla nis “Praninë Besnike” edhe në diasporë: Do të jemi pranë shqiptarëve kudo ku ndodhen

    November 20, 2026

    Konfiskohen 16 milionë euro pasuri në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

    November 20, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 20 nëntor 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.