Pas reshjeve intensive që përfshinë veriun e vendit mbrëmjen e 19 nëntorit, është hapur njëra nga portat e shkarkimit të ujit në Hidrocentralin e Komanit.
Prurjet nga lumenjtë që furnizojnë Komanin kanë sjellë edhe aluvione të shumta, ndaj edhe u hap porta e digës.
Hapja e njërës prej portave të Komanit është bërë për qarkullimin e inerteve, në mënyrë që të mos bien në fund të liqenit.
Pra, Komani nuk është në nivele të larta dhe hapja e digës deri në këto momente nuk përbën rrezik për përmbytje.
