Shkëputja e pjesëve nga fasadat e objekteve të amortizuara dhe pallateve shumëkatëshe vijon të përbëjë rrezik për qytetarët në Durrës. Mbrëmjen e kaluar, pjesë të fasadës së një pallati 15-katësh në zonën e Currilave ranë mbi një automjet, duke rrezikuar edhe kalimtarët, ndërsa paraditen e sotme ka nisur ndërhyrja nga shërbimi zjarrfikës që po heq të gjithë elementët që mund të shkëputen në çdo moment nga fasada e pallatit.