Erërat e fuqishme që mbizotëruan në Kosovë lanë të lënduar e shkaktuan dëme materiale në disa rajone. Policia e Kosovës njoftoi lëndimin e një personi në Ferizaj si pasojë e erërave të forta. “Është raportuar për një person të lënduar në Ferizaj. Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë qytetarët që të shmangin daljet dhe lëvizjet e panevojshme, për të parandaluar rreziqet e mundshme nga kjo situatë”, njoftuan autoritetet.