Aktualitet

Veliaj letër Ballukut nga qelia: Po dorëzohem dhe po vij tek ju në ditën e ‘Pranisë Besnike’, aprovoni operacionin tim në Tiranë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka dërguar një letër publike nga qelia ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Letra publike e Veliajt për Ballukun:

Znj. Balluku – Dr. e Qarkut Fier,

Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion – kjo të paktën nuk është “sekret”.

Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.

Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.

Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.

Socialisti “me duar të lidhura”.

Erion Veliaj

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.