Mishi sintetik “merr vizë” shqiptare / Projektligji për ushqimin hap rrugën për mishin e kultivuar, ekspertët ngrenë shqetësime Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shprehur mbështetjen për vijimin e projektit hidroenergjetik të Skavicës, duke e cilësuar atë si një investim strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Përmes një reagimi publik, Ambasada Amerikane ka mirëpritur angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për realizimin e këtij projekti, i cili synon të kontribuojë në garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët shqiptarë.
Sipas përfaqësisë diplomatike amerikane, përveç rëndësisë për sigurinë energjetike, Skavica pritet të krijojë mundësi të reja për investime dhe bashkëpunim ekonomik, veçanërisht për kompanitë dhe punonjësit amerikanë.
“🇺🇸 Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për Projektin Hidroenergjetik të Skavicës, një projekt strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe të rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Skavica do të ofrojë energji të qëndrueshme për qytetarët shqiptarë, një rrugë të qartë për investime të besueshme, si dhe mundësi për kompanitë dhe punonjësit amerikanë”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.
Top Channel