Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e një jave. Gjatë këtij harku kohor blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar 6 drejtues automjetesh dhe 12 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Intensifikim i kontrolleve dhe i monitorimit të qarkullimit rrugor, me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut.

Prani e shtuar e shërbimeve të Policisë, pranë institucioneve arsimore, para dhe pas përfundimit të procesit mësimor, për menaxhimin e trafikut, parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë së nxënësve.

Në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore janë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me mjet, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të ngjarjeve rrugore me pasoja.

Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të vazhdueshëm të qarkullimit rrugor, gjatë një jave, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 12 drejtues mjetesh, konkretisht:

6 janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;

4 janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi;

1 është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë; 

1 është proceduar në gjendje të lirë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur masa administrative për shkelje të ndryshme, si: 

460 masa administrative për parkime të gabuara;

289 masa administrative për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;

175 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;

55 masa administrative për qarkullim me xhama të zinj;

35 masa administrative  për mospërdorim të rripit të sigurimit;

9 masa administrative për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;

21 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

14 masa administrative për parakalime të gabuara;

9 masa administrative për mosrespektim të sinjalistikës rrugore;

5 masa administrative për mungesë siguracioni;

511 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore apelon te të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.

lajm ne perditesim...