Trajneri që e zbuloi Muçin: Gola të tillë i ka shënuar që në moshën 15-vjeçare, ja pozicioni ideal te Kombëtarja

I ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ish-futbollisti dhe trajneri Eduard Zhupa ka rrëfyer detaje nga formimi i hershëm i sulmuesit të Kombëtares, Ernest Muçi.

Zhupa e ka drejtuar Muçin kur ai ishte ende në hapat e parë të karrierës, konkretisht nga mosha 12 deri në 15 vjeç. Ai tregoi se takimi i fundit me lojtarin ka ndodhur së fundmi dhe se në qershor Muçi i dhuroi fanelën e Trabzonsporit me numrin “10”.

Të lidhura

None found

“Golin që shënoi ndaj Finlandës, e ka shënuar edhe kur ishte 15 vjeç. Ai e ka të lindur goditje të tilla. Këto cilësi i ka pasur që kur ka qenë i vogël. Unë e kam stërvitur, e kam edukuar. Muçit talentin ia ka dhënë Zoti”, u shpreh Zhupa.

Sa i përket rolit ideal të lojtarit, trajneri theksoi se Muçi duhet të aktivizohet pas dy sulmuesve, në qendër, me liri lëvizjeje nga të dy krahët. “Jepi topin në këmbë dhe gjithçka është në rregull. Ernesti edhe pa e parë Salah, ia jep topin me intuit. Muçi duhet të fillojë të godasë goditjet standarde te Kombëtarja. Jo vetëm këto, por edhe kornet. Shikon se çfarë po bën te Trabzonspor në të tilla pozicione”, përfundoi ai.


Shtuar më 20.11.2026 12:43

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş