Në një reagim në rrjete sociale, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar publikisht ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, si drejtuese e qarkut Fier, duke i kërkuar që të mundësojë operacionin e tij të këmbës në Tiranë.
Ai shprehet se kërkesat e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë Gogu dhe drejtoreshës së Burgjeve nuk kanë marrë përgjigje.
Të lidhura
None found
Duke ironizuar situaten, ai shkruan se, sipas asaj që i thuhet në burg, “hallin tënd e zgjidh veç Bela”.
“Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike”, shkruan ai.
REAGIMI I PLOTE:
Znj. Balluku – Dr. e Qarkut Fier,
Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion – kjo të paktën nuk është “sekret”.
Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.
Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.
Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.
Socialisti “me duar të lidhura”.
Erion Veliaj







