Gjatë darkës së të nominuarve në Big Brother VIP Kosova, Jona është përballur me një nga pyetjet më virale të momentit: “A e njeh Ukin?”.

Banorja ka deklaruar se nuk e njeh asnjë person me këtë emër, duke menduar se shprehja është kthyer në meme pas spektaklit.


“Nuk e di kush është Uki, më duket që është bërë meme ky send. Kush është Uki? Më duket se është një thënie që e ka thënë ajo çika që ka qenë në ekran e pa u përmendur dhe është bërë virale, sepse edhe Resuli e pat përmendur. Nuk e njoh Ukin si person”, është shprehur Jona.

Megjithatë, banorët nuk janë mjaftuar me këtë përgjigje dhe kanë insistuar të dinë nëse Uki është dikush nga e kaluara e saj.

Jona ka këmbëngulur se nuk njeh një person, por hamendësoi se është një shprehje. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com