Protesta e djeshme në Tiranë, procedohen penalisht 3 persona, vendosen 29 gjoba në 48 orë

20 Nëntor 2026 | 12:53

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 3 persona për veprime të paligjshme gjatë protestës së djeshme.

Gjithashtu, mësohet se gjatë 48 orëve të fundit, janë vendosur 29 masa administrative në bazë të Aktit Normativ.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 3 shtetas.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 29 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë 48 orëve të fundit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet i riu në Tiranë, dyshohet se kanosi 31-vjeçarin për 600 mijë lekë

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 31-vjeçar për t’i marrë një shumë prej 600...
12:25 | 20/11/2026

“Jam Edi Rama”, 25-vjeçari mashtron ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro (EMRI)

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, duke u prezantuar në platformat e komunikimit online...
11:49 | 20/11/2026

Shqipëria me sisteme antiraketore dhe anije, zv.ministrja e Mbrojtjes: Mund të godasim dronët dhe raketat

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, tha në një intervistë për Euronews Albania se Shqipëria është në negociata për një sistem antiraketor me rreze të mesme...
11:42 | 20/11/2026