Policia e Tiranës vijon të zgjedhë ndëshkimin si përgjigje ndaj tubimeve në kryeqytet.
Në një njoftim zyrtar, uniformat blu bëjnë me dije se kanë proceduar penalisht tre shtetas për veprime të pretenduara si të kundërligjshme gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë.
Ndërkohë gjatë 48 orëve të fundit policia ka gjobitur 29 qytetarë.
Në njoftimin e saj, Policia nuk jep detaje mbi identitetin e tre personave të proceduar, veprimet konkrete për të cilat akuzohen apo rrethanat në të cilat janë konstatuar 29 shkeljet administrative.













