Francë, Dominique de Villepin zyrtarizon vendimin e tij për të kandiduar për president
Dominique de Villepin, ish-kryeministër i Francës nën Jacques Chirac, zyrtarizoi sot në Paris vendimin e tij të shpallur prej kohësh për të kandiduar për president të Republikës Franceze pranverën e ardhshme.
Pas një sërë ndërhyrjesh publike kohët e fundit, ish-kryeministri tha se po kandidonte sepse zëri i Francës “nuk dëgjohet ndërkombëtarisht” dhe sepse demokracia në vend po funksionon në mënyrë problematike. Dominique de Villepin foli për një “pakt midis Le Penizmit, Melansonizmit dhe Makronizmit” që është i rrezikshëm për shoqërinë franceze.
Kjo është hera e dytë që Dominique de Villepin, tani 73 vjeç, ka deklaruar dëshirën e tij për të kandiduar për president të Francës. Megjithatë, herën e mëparshme, në vitin 2012, ai nuk arriti të mblidhte 500 nënshkrimet e zyrtarëve të zgjedhur francezë të kërkuara nga ligji francez dhe kandidatura e tij nuk u validua. Në vitin 2025, Dominique de Villepin themeloi një parti të re, “Franca Humaniste”, me qëllim që ta vendoste veten politikisht në qendër të skenës politike franceze.
Dominique de Villepin shpërtheu në skenën ndërkombëtare në shkurt të vitit 2003 kur, duke folur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së në cilësinë e Ministrit të Jashtëm Francez në atë kohë, dhe në një fjalim jashtëzakonisht të strukturuar, ai sulmoi fuqishëm luftën e SHBA-së në Irak, duke provokuar një reagim nga homologu i tij amerikan, Colin Powell.
Dy raketa dhe një dron bien në Poloni pas sulmit masiv rus ndaj Ukrainës
Nëndetësja bërthamore britanike thyen rekordin, 217 ditë nën ujë, ekspertët ngrenë alarmin
Francë, 1 i vdekur dhe 30 të plagosur në zjarr të madh në një bllok apartamentesh (VIDEO)
- 12:53 Protesta e djeshme në Tiranë, procedohen penalisht 3 persona, vendosen 29 gjoba në 48 orë
- 12:39 Sulmet ruse në Kiev vrasin të paktën 8 persona, dëmtojnë ura
- 12:32 Sejko takim përmbyllës me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar: Ekonomia shqiptare po tregon qëndrueshmëri
- 12:25 Arrestohet i riu në Tiranë, dyshohet se kanosi 31-vjeçarin për 600 mijë lekë
- 12:13 Dy raketa dhe një dron bien në Poloni pas sulmit masiv rus ndaj Ukrainës
- 11:49 “Jam Edi Rama”, 25-vjeçari mashtron ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro (EMRI)