Është mbledhur gjatë ditës së sotme Komisioni i Çështjeve Ligjore. Gjatë diskutimit të aktit normativ për tubimet deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka sjellë në vëmendjen e deputeteve te tjerë arrestimin e një minoreni në mënyrë të paligjshme.
‘Po si mor e keni aftësinë që të arsyetoni që një e drejtë kushtetuese mund të kufizohet kaq thjeshtë;, tha deputeti i PD.
‘Ky akti dhe ai tjetri, që vijnë po na i njëjti person Edi Rama, ne i kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe debati do bëhet atje’, vijoi ai.
Bylykbashi: Mështë arrestuar një 15 -vjeçar, prindërit të papunë, të atin e ka më aftësi të kufizuara. Mban familjen me fizarmonike, janë të pastrehë, nuk kanë bonus qiraje. Djali 15-vjeçar kishte dalë të protestonte në fundjavë. Ju e keni arrestuar e keni mbajtur përtej afatit të ligjshëm. Pra ka dalë në gjykatë përtej afatit, është edhe shkelje I keni vënë gjobë edhe 5 milionë lekë të vketra. Gjykata e shpalli të paligjshëm arrestin. Por kanë ndejtur 6 orë prindërit në atë hallin e tyre duke pritur që ti jepnin ushqimin dhe nuk i qaste njeri. Atë e kishin harruar diku në një cep 15 vjeç.
Pasojat e aktit tuaj normativ. Një vajzë gjithashtu ankohej.
Unë po marr dy raste por këto janë me dhjetëra e qindra që po e ndjejnë aktin tuaj normativ këto ditë. Një vajzë e re ankohej se prindërit e mi kanë pensione qesharake. Më kanë vënë gjobë pse po protestoj, 5 milionë lekë dhe unë nuk I paguaj dot ato. Duhet ose të marr kredi ose se paguaj dot atë gjobën. Ky është akti juaj normative. Të tjerë e të tjerë si ky me 5 milionë, por ka edhe të tjerë më gjoba të tjera. Dikujt edhe 50 mijë lekë të vjetra i dhemb. Se janë të varfër, kanë dalë atje. Se dalin dhe ankohen për faktin se nuk ka ilaçe dhe çfarë bëni ju. I arrestoni, i rrihni si në kohën e komunizmit në furgon. Por tani edhe në dhomat e paraburgimit nuk e ndalin dorën policët. Rrahje brutale duke u tërhequr zvarrë, me shkelma, me grushte, por edhe më keq akoma, me shkopinj gome.
Janë aktet e tuaja normative që shtyjnë policinë e shtetit në këtë drejtim. Madje i thonë, rrihe dhe thyej brinjët se do marrësh edhe 2500 euro. Këto janë paligjshmëri që nuk kthehen dot mbrapsht. Akti normativ po krijon këtë lloj frymë, por policinë e shtetit nuk po e durojnë më njerëzit e kuptoni çfarë keni prodhuar. Nga një polici komuniteti është kthyer në një polici pushteti, duhet të ishte një polici komuniteti, nuk është. Këto janë aktet e tuaja normative. Sa veta kanë brinjë dhe këmbë të thyera, e mbani mend atë që i shkonte si pendul këmba pasi ja thyet ju policia e shtetit, po ajo vajza që ju thye kafka nga goditja me bombolën e gazit. Godisni ne mish ju, po ai që humbi syrin. Po sa janë plagosur në kundërshtim të të gjitha akteve ndërkombëtare për përdorimin e këtyre lloj armëve. Dhe kjo është urgjenca që ka Edi Rama të nxjerrë akte normative që të mbroje vetveten dhe të kufizoje të drejtën e tubimit. Po si mor e keni aftësinë që të arsyetoni që një e drejtë kushtetuese mund të kufizohet kaq thjeshtë. Ky akti dhe ai tjetri që vijnë po na i njëjti person Edi Rama, ne i kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe debati do bëhet atje. Ky komision, kryetari dhe anëtarët nuk e kanë farë tagrin, zero, pas asaj që pamë ne Gjirin e Lalzit, me kokën ulur, as se guxojnë këta. Por ky komision e ka për detyrë të mbrojë kushtetutën....
© SYRI.net
‘Po ligjëroni terrorin dhe dhunën shtetërore’/ Blushi: Shkelni Kushtetutën, dhunoni të rinjtë dhe kërkoni t’i survejoni
Binaj apo Alimehmeti?/ Këlliçi: Binaj u nxitua! Bushati: Më mirë Binaj sesa ai që rri prapa derës dhe pret...
Vangjeli: Rama, ku kanë shkuar 1.16 miliardë eurot e rindërtimit? KLSH zbulon fonde të pashfrytëzuara, familjet ende presin