• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sejko zhvillon takimin përmbyllës me misionin e FMN-së, në fokus ekonomia dhe stabiliteti financiar

by A. Q
20/11/2026 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar takimin përmbyllës me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Diego Cerdeiro, Shefi i Misionit për Shqipërinë, i cili qëndroi në Tiranë në datat 2–20 nëntor 2026.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në ekonominë shqiptare, ecuria e inflacionit dhe e kursit të këmbimit, si dhe situata e sistemit bankar dhe roli i tij në financimin e ekonomisë.

Në fokus ishte gjithashtu perspektiva ekonomike e vendit dhe procesi i vlerësimit të sektorit financiar (FSAP), në kuadër të programit të përbashkët të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri, ndërsa konsumi, investimet dhe aktiviteti i shërbimeve mbeten faktorë mbështetës të rritjes. Megjithatë, ai theksoi se ruajtja e këtij ritmi në afatgjatë kërkon rritjen e produktivitetit, forcimin e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe vijimin e reformave strukturore, duke shfrytëzuar edhe mundësitë që ofron procesi i integrimit evropian.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik. Sipas tyre, perspektiva ekonomike mbetet e favorshme, por pasiguritë në mjedisin ndërkombëtar kërkojnë politika të kujdesshme dhe forcimin e kapaciteteve për përballimin e goditjeve të mundshme.

Sa i përket inflacionit, Sejko theksoi se politika monetare e Bankës së Shqipërisë mbetet e orientuar drejt garantimit të stabilitetit të çmimeve. Misioni i FMN-së vlerësoi se kalimi gradual drejt një qëndrimi neutral të politikës monetare ishte i përshtatshëm, duke marrë në konsideratë pozicionin ciklik të ekonomisë.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte gjendja e sistemit bankar. Guvernatori u shpreh se sektori mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid, duke krijuar mundësi për financimin e mëtejshëm të bizneseve dhe familjeve. Ai nënvizoi se rritja e kreditimit duhet të shoqërohet me ruajtjen e cilësisë së portofolit dhe vlerësimin e kujdesshëm të aftësisë paguese të huamarrësve.

Përfaqësuesit e FMN-së theksuan rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të rreziqeve që shoqërojnë zgjerimin e kredisë, si dhe rolin e mbikëqyrjes dhe masave makroprudenciale në forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar. Ata mirëpritën ndryshimet e fundit në instrumentet e politikës makroprudenciale, të cilat, së bashku me masat e bazuara te huamarrësit, synojnë të rrisin rezistencën e sistemit financiar.

Në takim u diskutua edhe procesi i vlerësimit FSAP, të cilin Sejko e cilësoi si një mundësi për të vlerësuar përparimin e bërë dhe për të përcaktuar prioritetet e reformave të ardhshme. Misioni i FMN-së vlerësoi bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë, profesionalizmin e stafit dhe angazhimin e institucionit në këtë proces, informon RTSH.

Në përfundim, FMN-ja përshëndeti miratimin e ligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pavarësisë institucionale dhe të bazës ligjore për përmbushjen e mandatit të bankës qendrore.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sejko zhvillon takimin përmbyllës me misionin e FMN-së, në fokus ekonomia dhe stabiliteti financiar

Sejko zhvillon takimin përmbyllës me misionin e FMN-së, në fokus ekonomia dhe stabiliteti financiar

November 20, 2026
Skema e skandalit në Postën e Durrësit, avokati zbulon: Vjedhja deri në 4 mln euro, dyshime për fondet e tërmetit! Klientja ime…

Skema e skandalit në Postën e Durrësit, avokati zbulon: Vjedhja deri në 4 mln euro, dyshime për fondet e tërmetit! Klientja ime…

November 20, 2026
“Ka larguar figura me peshë”-  Dritan Hila zhbën “ripërtëritjen” e PD: Nëse Nikola Kedhi i del kundër Berishës, Flamuri do ta “ekzekutojë”!

“Ka larguar figura me peshë”- Dritan Hila zhbën “ripërtëritjen” e PD: Nëse Nikola Kedhi i del kundër Berishës, Flamuri do ta “ekzekutojë”!

November 20, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

Balla: “Prania Besnike” do të shtrihet edhe në diasporë, mbi 122 mijë shqiptarë votuan PS-në më 11 maj

November 20, 2026
Në banesë me pistoletë, municion luftarak dhe jelek antiplumb, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

E kanosi me pistoletë për t’i marrë 600 mijë lekë borxh, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet edhe babai

November 20, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Kriza energjetike në Kosovë, Kuvendi shpall gjendjen e emergjencës për 60 ditë! Ndërprerje të energjisë edhe gjatë seancës

November 20, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Veliaj letër nga paraburgimi i Fierit: Kam nevojë për operacion! Do shkoj po t’ia kërkoj “Pranisë Besnike”

November 20, 2026
Pesë raste sinjalizimi për dronë/ Zbulohen detaje nga alarmi në aeroportin e Xhenovës, nis hetimi për cenimin e sigurisë ajrore

Pesë raste sinjalizimi për dronë/ Zbulohen detaje nga alarmi në aeroportin e Xhenovës, nis hetimi për cenimin e sigurisë ajrore

November 20, 2026
Nvidia, histori përtej skandalit seksual! Kompania në shënjestër të spiunazhit kinez

Nvidia, histori përtej skandalit seksual! Kompania në shënjestër të spiunazhit kinez

November 20, 2026
VIDEO / U prezantua si Rama në Signal dhe kërkoi 1 milion euro nga ndërtuesi, si u zbulua skema e mashtrimit

VIDEO / U prezantua si Rama në Signal dhe kërkoi 1 milion euro nga ndërtuesi, si u zbulua skema e mashtrimit

November 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In