Shkëputja e pjesëve nga fasadat e objekteve të amortizuara dhe pallateve shumëkatëshe vijon të përbëjë rrezik për qytetarët në Durrës. Mbrëmjen e së enjtes, pjesë të fasadës së një pallati 15-katësh në zonën e Currilave ranë mbi një automjet, duke rrezikuar edhe kalimtarët. Bëhet me dije se paraditen e kësaj të premte shërbimi zjarrfikës ndërhyri për heqjen e të gjithë elementëve që mund të shkëputeshin nga fasada e pallatit.