E premte, 20 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Garda Revolucionare kërcënon me sulme raketore në zona të reja: Trump nuk ka më asnjë ndikim

Irani ka paralajmëruar zgjerimin e operacioneve të tij me raketa në zona të reja gjeografike, duke kërcënuar me kundërpërgjigje ndaj infrastrukturës së vendeve që do të ndërmarrin sulme kundër tij.

Zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare iraniane deklarojnë se forcat e armatosura janë në gatishmëri të plotë dhe se Teherani nuk ka kufizime për numrin e raketave apo zonat ku mund t’i përdorë ato.

Gjeneral brigade Ali Belali, këshilltar i lartë i komandantit të Forcave Hapësinore të Gardës Revolucionare, deklaroi për agjencinë shtetërore IRNA se Irani ka siguruar kapacitetet e nevojshme për të kryer sulme edhe në zona ku deri më tani nuk ka zhvilluar operacione ushtarake.

Ai paralajmëroi se çdo veprim ushtarak kundër Iranit do të pasohet me sulme raketore, pa kufizime gjeografike.

Reklamë

Një tjetër zyrtar i lartë iranian, kërcënoi se Teherani do të godasë infrastrukturën e kundërshtarëve nëse sulmohen objektet e tij.

“Nëse godasin infrastrukturën tonë, ne do të godasim të tyren”, deklaroi ai, duke iu referuar edhe kërcënimeve ndaj digave dhe objekteve të tjera strategjike iraniane.

Teherani: SHBA nuk mund të krijojë më një front kundër Iranit

Paralelisht me deklaratat ushtarake, Teherani ka ashpërsuar edhe retorikën diplomatike ndaj Uashingtonit.

Mohammad Mokhber, këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit, pretendoi se samiti trepalësh në Shenzhen të Kinës, ku morën pjesë presidenti amerikan Donald Trump, ai rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping, tregoi se SHBA-të nuk kanë më ndikimin e nevojshëm për të bashkuar aleatët kundër Iranit.

Në një reagim në platformën X, Mokhber deklaroi se Trump kishte shkuar në Kinë me pritshmëri të mëdha, por ishte larguar pa arritur rezultatet që synonte.

Ai theksoi gjithashtu se siguria në Gjirin Persik dhe në Ngushticën e Hormuzit përbën një vijë të kuqe për Iranin.

Sipas tij, stabiliteti në këtë zonë strategjike duhet të garantohet në përputhje me shtatë kushtet e vendosura nga Republika Islamike për përfundimin e konfliktit me Shtetet e Bashkuara.

Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndaj çdo përshkallëzim në këtë rajon mund të ketë pasoja për tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.