Manchester United pritet të jetë një nga klubet aktive në merkaton e janarit. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë nisur të shqyrtojnë mundësitë për të përforcuar skuadrën me një sulmues dhe një qendërmbrojtës, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Sipas Romano-s, klubi anglez po punon për afrimin e një sulmuesi të ri, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Joshua Zirkzee. Pra, transferimi në këtë repart nuk varet nga qëndrimi apo largimi i holandezit.
Situata është komplikuar edhe nga dëmtimi i Benjamin Sesko-s, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave deri në janar. Ndërkohë, drejtuesit nuk janë plotësisht të bindur se Zirkzee mund të jetë zgjidhja ideale, çka ka bërë që Bryan Mbeumo të aktivizohet në rolin e qendërsulmuesit, edhe pse kjo nuk konsiderohet një zgjidhje afatgjatë.
Në listën e kandidatëve për sulmin përmenden Igor Matanović i Freiburgut, Ivan Toney i Al-Ahlit dhe Folarin Balogun i Monacos.
Por planet e Manchester United nuk ndalen vetëm te reparti ofensiv. Përforcimi i mbrojtjes është gjithashtu një prioritet dhe drejtuesit pritet të diskutojnë nevojat e skuadrës me trajnerin Mauricio Pochettino.
Sipas TEAMtalk, Calvin Bassey i Fulhamit shihet si një alternativë konkrete për qendrën e mbrojtjes. Në listën e emrave të lidhur me klubin janë gjithashtu Antonio Rüdiger i Real Madridit, Jarrad Branthëaite i Evertonit dhe Nathan Collins i Brentfordit.
