Ligji për Sponsorizimet, reagimi i presidentit Duka: Një hap përpara, por sporti ka nevojë për më shumë. ‘Vinicius Jr është një futbollist i jashtëzakonshëm, e duam, kemi nevojë për të dhe e mbështesim, por këtu askush nuk merr një trajtim të favorshëm. Askush nuk e ka vendin të garantuar; futbollistët duhet ta fitojnë me punë të madhe’-kjo është ajo që deklaroi trajneri i Realit të Madridit në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Celta Vigon në kampionat në lidhje me të ardhmen e brazilianit.
Për trajnerin portugez të Los Blancos është e rëndësishme që Reali i Madridit të ketë një skuadër të fortë me lojtarë cilësore në radhët e saj.
‘Reali i Madridit ka nevojë për një skuadër të fortë, me shumë lojtarë cilësorë-vijoi Mourinho-ky debati për ‘do të luajë apo nuk do të luajë’… kam në dispozicion 23 lojtarë që do të thotë se nuk mund të evitohet që dikush do të përfundojë në tribunë. Ky është lloji i ambientit që dua për Realin e Madridit’
Portugezi u kthye të flasë sërish për Vinicius, por përmendi edhe të ardhmen e Endrick me futbollistin që po gjen shumë pak hapësirë në skuadër.
‘Vini është me të vërtetë pjesë e pandashme e grupit dhe është shumë i vendosur që të jetë sërish një futbollist vendimtar për Realin e Madridit, siç ka qenë për shumë vjet-shtoi Mourinho-Endrick? Po sillet shumë mirë këtu. Për mua Reali i Madridit është më i rëndësishëm se Endrick. E kam shumë për zemër, kam nevojë për të. Ja përgjigjja. Klubit dhe agjentët mund të kenë idetë e tyre, por nëse Reali vendos ndryshe, zgjedhja duhet të respektohet. Thënë këtë, si klubi ashtu dhe unë e dimë që bëhet fjalë për një lojtar të rëndësishëm’.
Dhe në fund, Jose Mourinho tha dy fjalë edhe për lamtumirën e Cristiano Ronaldos nga kombëtarja e Portugalisë.
‘Si portugez, dëshiroj gjithnjë që Portugalia të fitojë, për pjesën tjetër nuk kam të bëj fare dhe nuk shtoj asgjë tjetër-tha trajneri i Realit të Madridit
Top Channel