Gërvalla kërkon angazhim konkret institucional për barazinë gjinore

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e ka vlerësuar Agjendën Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030 si një zotim të rëndësishëm për avancimin e të drejtave të grave dhe forcimin e barazisë gjinore në Kosovë.

Përmes një postimi, ajo bëri të ditur se në prezantimin e projekt-planit të punës u ritheksua rëndësia e një angazhimi të përbashkët institucional, në mënyrë që agjenda të japë rezultate konkrete dhe të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e grave.

Të lidhura

None found

Sipas saj, mbrojtja e të drejtave, siguria, pavarësia dhe barazia e grave duhet të jenë garanci të zbatueshme në jetën e përditshme, e jo thjesht synime në dokumente institucionale.

Gërvalla ka deklaruar se barazia nuk mund të mbetet vetëm një parim i shkruar. Ajo shtoi se asnjë grua nuk duhet të pengohet nga dhuna, diskriminimi apo pabarazia për të ushtruar të drejtat e veta dhe për të vendosur për të ardhmen e saj.

Në cilësinë e ministres së Drejtësisë dhe koordinatores kombëtare kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, ajo ritheksoi përkushtimin e saj për të vijuar punën në mbrojtjen më të mirë të viktimave dhe në rritjen e përgjegjësisë institucionale.

Në mbyllje, Gërvalla shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë ndaj Kuvendit për realizimin e kësaj agjende.


Shtuar më 20.11.2026 14:44

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş