Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Tiranë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.
Në pranga ka rënë Miklovan Arapi, banues në kryeqytet, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Apelit në Romë, Itali.
Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”.
Pas arrestimit, pritet të ndiqen procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.