Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë me homazhe në nderim të dëshmorëve dhe një koncert festiv të përgatitur nga nxënësit e shkollave të qytetit.

Veteranë të luftës, familjarë dhe pasardhës të dëshmorëve, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore u mblodhën pranë Varrezave të Dëshmorëve, ku vendosën kurora me lule në kujtim të atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe prefekti i qarkut, Taulant Malshi, të cilët kujtuan sakrificën dhe kontributin e dëshmorëve.

Aktivitetet u mbyllën në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”, ku nxënësit e shkollave të Lezhës organizuan një koncert festiv me rastin e 82-vjetorit të çlirimit.