• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zgjerimi i ri i Tiranë-Durrës, ARRSH njofton hapjen e tenderëve për fazat IV e V, me fond limit 4.82 mld lekë! Tre tenderë edhe për Ndroq-Plepa

by A. Q
20/11/2026 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur dy tenderë për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, duke e çuar projektin drejt Vorës. Fondi limit për të dyja procedurat arrin në 4.82 mld lekë, nga të cilat 2.32 mld lekë janë për fazën e katërt dhe rreth 2.5 mld lekë për fazën e pestë.

Në total të dy fazat e reja të zgjerimit shtrihen në rreth 6 km, nga zona e Limuthit deri në Gërdec. Sipas grafikëve të tenderëve, punimet për secilën fazë janë planifikuar të zgjasin 24 muaj, nga nënshkrimi i kontratës.

Në fazën e katërt, krahas zgjerimit të rrugës kryesore, dokumentet parashikojnë punime në nënkalimin e këmbësorëve në Picar, dy mbikalime për këmbësorët dhe një rrugë dytësore. Në fazën e pestë përfshihen nyja në disnivel e Vorës, nënkalimet e Vorës dhe Gërdecit, si dhe ndërhyrje në rrugët dytësore.

Dy tenderët pasojnë punimet që kanë nisur në lotin III që shkon deri te nënkalimi i Limuthit. Për fazat III, IV e V, projektbuxheti i vitit 2027 parashikon së bashku 2.56 mld lekë financim gjatë vitit.

Ndërkaq, zgjerimi pritet të vijojë edhe me pesë faza të tjera, nga e gjashta deri te e dhjeta, me një vlerë të planifikuar prej 16.2 mld lekësh. Sipas projektbuxhetit, fondet e para për këto faza parashikohen në vitin 2028 dhe financimi shtrihet deri në vitin 2031.

Segmenti i parë i zgjeruar, prej rreth 6 km nga Tirana deri te mbikalimi i Rinasit, është hapur plotësisht për qarkullimin që prej prillit të vitit 2026. Ai ka 8 korsi në total, nga 4 për secilin drejtim, duke u kategorizuar si rrugë e kategorisë A.

Paralelisht me tenderët për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur edhe tri procedura për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat–Ndroq–Plepa, si një aks alternativ me autostradën. Tenderët për lotet 4, 5 dhe 6 kanë një fond limit të përbashkët prej rreth 3.57 mld lekësh.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerimi i ri i Tiranë-Durrës, ARRSH njofton hapjen e tenderëve për fazat IV e V, me fond limit 4.82 mld lekë! Tre tenderë edhe për Ndroq-Plepa

Zgjerimi i ri i Tiranë-Durrës, ARRSH njofton hapjen e tenderëve për fazat IV e V, me fond limit 4.82 mld lekë! Tre tenderë edhe për Ndroq-Plepa

November 20, 2026
“Partneriteti me SHBA dhe bashkëpunimi me BE, prioritete”- Begaj në konferencën e DECI: Kosova, të jetë pjesë e iniciativave rajonale!

“Partneriteti me SHBA dhe bashkëpunimi me BE, prioritete”- Begaj në konferencën e DECI: Kosova, të jetë pjesë e iniciativave rajonale!

November 20, 2026
“Ndajmë qëndrime morale dhe etike”- Aleancë kundër Infantino-s? Kandidati Tashima: Diallon nuk e shikoj si rival!

“Ndajmë qëndrime morale dhe etike”- Aleancë kundër Infantino-s? Kandidati Tashima: Diallon nuk e shikoj si rival!

November 20, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Tani edhe mish sintetik në tavolinat shqiptare! Projektligji për ushqimin i hap rrugën, ekspertët ngrenë shqetësime

November 20, 2026
Ulja e TVSH-së në 6% për produktet bazë, shtohen uji dhe produktet higjienike për gratë e fëmijët! “Ekonomia” voton ndryshimet, edhe Opozita pro

Ulja e TVSH-së në 6% për produktet bazë, shtohen uji dhe produktet higjienike për gratë e fëmijët! “Ekonomia” voton ndryshimet, edhe Opozita pro

November 20, 2026
Reformë edhe në tregun e sigurimeve, AMF: Projektligji i ri ka hyrë në fazën e konsultimit publik!

Reformë edhe në tregun e sigurimeve, AMF: Projektligji i ri ka hyrë në fazën e konsultimit publik!

November 20, 2026
Messi është më i paguari në MLS, 28,3 milionë dollarë në vit! Pas tij Lewandowski dhe Griezmann

Messi është më i paguari në MLS, 28,3 milionë dollarë në vit! Pas tij Lewandowski dhe Griezmann

November 20, 2026
SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Mbrojtja kundërshton

Ish-kryebashkiaku i Himarës kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë, Jorgo Goro ankimon në Kushtetuese vendimin e GJKKO

November 20, 2026
Borxhi 600 mijë lekë, kanos me pistoletë të riun, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Procedohet edhe babai, akuzohet se…

Borxhi 600 mijë lekë, kanos me pistoletë të riun, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Procedohet edhe babai, akuzohet se…

November 20, 2026
Policia e Shtetit dhe Britanike thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, takohet me zyrtarin e lartë!

Policia e Shtetit dhe Britanike thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, takohet me zyrtarin e lartë!

November 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In