Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në Portin e Durrësit, pasi policia zbuloi në furgonin e tyre një sasi të konsiderueshme farash të dyshuara kanabisi, si dhe lëndë të dyshuar narkotike.
Në pranga kanë rënë 27-vjeçari D. Z., drejtuesi i furgonit, dhe 24-vjeçari E. K., i cili ishte pasagjer. Të dy akuzohen për trafikim narkotikësh në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe një shumë parash. Farat, lënda e dyshuar narkotike, paratë, furgoni dhe dy celularë u sekuestruan si prova materiale.
Operacioni i koduar “Yellow Line” u zhvillua nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me sektorin e narkotikëve dhe doganën e Portit të Durrësit.








Komente
Komento