Edhe në komisionin e ligjeve vetëm me votat e anëtarëve socialistë është miratuar akti normativ për tubimet. Demokrati Oerd Bylykbashi debatoi me kryetarin Ulsi Manja. “Akti normativ” tha zoti Bylykbashi është prodhuar pasi kryeministri nuk po përballet dot me protestat dhe është pasqyrë e gjendjes së tij të brendshme.