Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, akuzoi të premten Estoninë se po planifikon të ngrejë një "Perde të Hekurt" të re dhe deklaroi se Rusia do të kundërpërgjigjet, pasi Estonia njoftoi se do të mbyllë kufirin me Rusinë për të paktën gjashtë muaj. Qeveria e Estonisë njoftoi të premten se, për arsye sigurie, duke filluar nga 1 dhjetori, do të mbyllë pikat kufitare tokësore me Rusinë, ndërsa pas gjashtë muajsh do të vendosë nëse do ta vazhdojë apo jo këtë pezullim. "Nëse Talini vazhdon me këto plane, vendi ynë do të ndërmarrë masat e nevojshme politike dhe diplomatike për të mbrojtur interesat e veta kombëtare," tha Zakharova gjatë një konference për shtyp në Moskë.