Zjarri në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit detyron evakuimin e pacientëve të Ortopedisë, por shkakton vetëm dëme materiale

Spitali “8 Shtatori” njoftoi se sot, më 20 nëntor 2026, rreth orës 10:35 paradite, punonjësit e katit të parë ndjenë erë tymi dhe vunë re tym që dilte nga tarraca e Repartit të Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili ndodhet në katin e dytë.

Menjëherë u lajmëruan shefi i repartit dhe ekipi i evakuimit. Falë një reagimi të shpejtë dhe të bashkërenduar të stafit, të gjithë pacientët e repartit u evakuuan në mënyrë parandaluese dhe të sigurt, si dhe u morën në kujdes. Zjarri u shua me pajisjet kundër zjarrit të spitalit, ndërsa u thirr edhe shërbimi zjarrfikës.

Të lidhura

None found

Në zonën e përfshirë nga zjarri nuk ka instalime elektrike ose gazi. Dëmet materiale janë të papërfillshme. Sipas të dhënave fillestare, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bisht cigareje, ndërsa shkaku dhe rrethanat e sakta janë ende duke u përcaktuar.

Të gjithë pacientët dhe punonjësit janë të sigurt, ndërsa spitali po vazhdon aktivitetin normalisht, thuhet në njoftim.


Shtuar më 20.11.2026 16:15

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet