Duke folur lidhur me punën e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale në këtë rast, Ademi i ftuar në "FIVE" në Dukagjin, ka thënë se krijimi i komisioneve dhe grupeve punuese shpeshherë bëhet për të mbuluar mungesën e profesionalizmit dhe përgjegjësisë institucionale.

“Secili duhet ta kryejë detyrën e vet sipas autorizimeve. Shpeshherë në Ballkanin Perëndimor, kur nuk kryhen detyrat siç duhet, krijohen grupe punuese e komisione, me qëllim që të mbulohet pazotësia ose joprofesionalizmi”, u shpreh Ademi.

Ai ka theksuar se rasti i Arlinda Zekajt ishte një ngjarje e rëndë, e cila, sipas tij, ka mundur të parandalohej nëse institucionet do t'i kryenin përgjegjësitë e tyre.

“Në këtë rast është një dështim i institucioneve, që nga Policia, Prokuroria, Gjyqësori e QPS-ja. Ka qenë dështim zinxhiror”, deklaroi Ademi.